Buzhala kritikon Bekim Jasharin: Nëse bëhesh partizan politik, mos prit tolerancë

Gazetari hulumtues Berat Buzhala ka komentuar qëndrimet politike të Bekim Jasharit duke i konsideruar ato të barasvlershme me opinionet e çdo familjari tjetër të familjeve që kanë dhënë shumë për Kosovën. Sipas tij, Bekim Jashari, pasi ka marrë pjesë në garën politike dhe ka humbur, nuk duhet të presë tolerancë nga publiku.

Buzhala thekson se shumica e shqiptarëve të Kosovës nuk mbështesin Albin Kurtin dhe LVV-në duke përmendur se mbi 400 mijë qytetarë kanë votuar kundër tij. Ai thekson se asnjë prej heronjve të rënë nuk ka lënë testament për kë të mbështesin pasardhësit e tyre në zgjedhje.

“Adem dhe Hamëz Jashari, Luan dhe Shkëlzen Haradinaj, nuk kanë lënë testament me shkrim se kënd duhet të mbështesin këto familje të nderuara në zgjedhjet e vitit 2025, e as në ato të vitit 2085,” shkruan Buzhala.

Ai e cilëson LVV-në si organizatën më antikombëtare që ka udhëhequr Kosovën dhe e paralajmëron Jasharin se nëse përfshihet politikisht, duhet të pranojë edhe kundërshtimet.

“Nëse kërkon respekt, rri neutral, nëse përzihesh dhe bëhesh partizan partiak dhe mbështetës i Mimoza Kusarit e Martin Berishës, dije që edhe ne mandej të kundërshtojmë,” përfundon Buzhala. /Kosova.info/


Go to TOP