Burjani: VV superfuqi politike, LDK e PDK s’e rrëzojnë më nga pushteti, nevojitet alternativë e re

Analisti Blerim Burjani ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është shndërruar në superfuqi politike në skenën politike të Kosovës.

Sipas tij, LDK-ja dhe PDK-ja nuk mund ta rrëzojnë më VV-në nga pushteti, prandaj duhet të ketë një alternativë të re politike për t’iu kundërvënë VV-së apo një njeriu i cili i quan të tjerët të korruptuar.

Burjani ka theksuar se me dhënien e dorëheqjes nga Lumir Abdixhiku nuk zgjidhet problemi dhe nuk rritet LDK-ja si subjekt politik, ashtu siç nuk zgjidhet situata as me Bedri Hamzën në PDK. /Kosova.info/

Go to TOP