Broja të Napoli? Kjo është përgjigja e menaxherit të FIFA-s

Serie A raportohet se mund të jetë destinacioni i ardhshëm i sulmuesit shqiptar Armando Brojës.

Reprezentuesi i Shqipërisë, pritet që gjatë kësaj verë të largohet përfundimisht nga Chelsea.

Klubi italian, Napoli sipas menaxherit të FIFA-s, Sergio Mexi është duke menduar për Brojën.

‘Napolitanët’ janë duke menduar për pasuesin e Osimhen, i cili duket së do të largohet nga ‘Diego Maradona’ gjatë kësaj verë.

“Napoli nuk është kundër shitjes së Osimhen, por në fillim mendon të sigurojë pasuesin. Ju them se për momentin ka dy emra. Bëhet fjalë për Brojën e Chelsea-s dhe Lukakun”, ka thënë Mexi.

Broja kërkohet edhe nga gjiganti italian, AC Milan, derisa ai po monitorohet edhe nga disa klube të Premier League-s.  

Go to TOP