Britanikja Keely Hodgkinson e merr medaljen e artë në garën e 800 metrave
Keely Hodgkinson e Britanisë së Madhe e ka fituar medaljen e artë në garën e 800 metrave të hënën në paris në Lojërat Olimpike.
Tsige Duguma nga Etiopia e ka marrë medaljen e argjendtë, ndërsa Mary Moraa nga Kenia atë të bronztë.
Britanikja e ka përfunduar garën me kohën 1:56.72 sekonda.
Arritja e saj në Paris vjen pas një forme të shkëlqyer, ku ajo tri javë më parë në Londër vendosi një rekord personal të ri prej 1:54.61 sekonda.