Britania këshillon qytetarët të mos udhëtojnë në Liban
Ministrja e Jashtme e Britanisë po këshillon kundër çdo udhëtimi në “të gjithë Libanin” për shkak të konfliktit në rajon.
“Ngjarjet në Liban po zhvillohen me shpejtësi. Situata ka potencial të përkeqësohet shpejt dhe pa paralajmërim”, thuhet në uebsajtin e qeverisë.
Ministria inkurajon shtetasit britanikë që janë aktualisht në Liban që të largohen nga vendi tani “ndërsa opsionet komerciale mbeten të disponueshme”, shkruan BBC.
