Brenda 24 orëve të fundit tre fëmijë dhe një grua raportohen të zhdukur

Policia e Kosovës njofton se brenda 24 orëve të fundit katër persona raportohen të zhdukur, prej tyre tre fëmijë dhe një grua.

Në Prishtinë, dy fëmijë (djalë dhe vajzë) të moshës së mitur janë larguar nga shtëpia dhe deri me tani nuk dihet vend ndodhja e tyre. Ngjarja ka ndodhur më 24 shkurt, kur dy fëmijët  janë larguar nga shtëpia dhe deri me tani nuk dihet vend ndodhja e tyre.

Rasti është iniciuar si ‘person i zhdukur’.

Ndërsa në Prizren një person ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti është hetuar.

Kurse në fshatin Ozdrim të Pejës një person ka raportuar se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen  e saj. Siç njofto Policia e Kosovës, gruaja e cila është larguar nga shtëpia është me sëmundje psikike dhe rasti është nën hetime.


Go to TOP