Borussia Dormund kërkon ta mbyll me fitore vjeshtën ndaj Hertha Berlin, formacionet zyrtare

Hertha Berlin do të jetë nikoqir i Borussia Dortmund në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor.

Kryeqytetasit deri më tani kanë arritur të tubojnë 18 pikë dhe mbajnë pozitën e 14-të në renditje.

Në anën tjetër Borussia është në pozitën e dytë me 34 pikë, nëntë më pak se lideri Bayern Munich.

Me Erling Haaland që luan nga minuta e parë, milionerët do të kërkojnë fitore.

Kjo pasi duan ta shkrijnë epërsinë e Bayern që në pranverë të kenë ambicie për titull.


Hertha Berlin: Schwolow; Pekarik, Stark, Darida, Ekkelemkamp, Maolida, Belfodil, Mitelstadt, Ascacibar, Richter, Torumarigha

Borussia Dortmund: Hitz; Pongracic, Can, Schulz; Meunier, Witsel, Dahoud, Brandt; Malen, Haaland, Rues.

Go to TOP