Bordi i BERZh-it do të vizitojë Kosovën, do të takohet me Osmanin

Përfaqësuesit e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) do të vizitojnë Kosovën nga 19 deri më 21 qershor.

Në Kosovë, përfaqësuesit e BERZh-it do të takohen me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, Ministrin e Financave, Hekuran Murati, Ministrin e Ekonomisë Artane Rizvanolli, Ahmet Ismailin, Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës dhe kryetarin e Prishtinës Përparim Rama.

“Vizitat janë pjesë e një serie të rregullt konsultimesh dhe do t’u japin përfaqësuesve të aksionarëve mundësinë për të takuar zyrtarë të lartë qeveritarë dhe anëtarë të komunitetit të biznesit, si dhe përfaqësues të partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatave të shoqërisë civile”, njofton BERZh.

Përfaqësuesit e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), do të vizitojnë edhe Malin e Zi.

Drejtorët do të vizitojnë gjithashtu projekte private dhe publike të financuara nga Banka në të gjithë Malin e Zi dhe Kosovën.

Drejtuesit e lartë të Bankës që shoqërojnë misionin do të përfshijnë Matteo Colangeli, Drejtor, Shef Rajonal i Ballkanit Perëndimor dhe Oleg Levitin, Zëvendës Drejtor, Shef i Çështjeve Politike; Remon Zakaria, Drejtor i Asociuar, Shef i Malit të Zi dhe Sergiy Maslichenko, Drejtor i Asociuar, Shef i Kosovës.

Përfaqësuesit e BERZh-it do të takohen me Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviq, Kryeministrin e Malit të Zi Milojko Spajiq dhe Ministrin e Financave Novica Vukoviq.

BERZh ka investuar 664 milionë euro përmes 109 projekteve në Kosovë që kur iu bashkua Bankës në vitin 2012. /Kosova.info/

Go to TOP