Boletini: Auditimi i ZKA-së ndihmoi në përmirësimin e situatës në RTK

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka nisur mbledhjen me ç’rast po shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së. Të pranishëm janë, kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini dhe drejtori i Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, ka falënderuar ZKA për auditimin profesional korrektësinë, dhe tha se kjo ka ndihmuar në përmirësim e situatës në këto dy vitet e fundit.

Ai bëri me dije se janë zbatuar të gjitha rekomandimet nga viti paraprak dhe me këtë është tregues për transparencë në mediumin publik. I pari i bordit, foli për rekomandimin e çështjes së pronës së RTK-së. Boletini, bëri me dije se ka nisur procesi për objektin e Radios, por procesi është ndalë. “Në çdo auditim ka me dalë ky rekomandim, dhe ne si RTK nuk kemi fuqi për me ndryshuar si proces”, theksoi kreu i bordi të RTK-së.

Për një rekomandim që ka të bëj me një rekrutimin në RTK, Boletini, tha se e kanë zgjidhur si problem. Ai ka folur për fuqizimin e auditimin e brendshëm.

Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, bëri me dije se do të kujdesen për zbatim të planit dhe të gjitha evidentimit që dalin në raport. Sipas tij, ku vërehet se ka mangësi mund të shikohet dhe kërkohet llogari nga secili departament.

Deputeti Hajdar Beqa, ka bërë një përmbledhje të raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së. Ai ka falënderuar ZKA-në për pasqyrimin të gjendjes në RTK. 

Go to TOP