Blinken zhvillon bisedë telefonike me Kurtin dhe Vuçiqin u kërkon de-përshkallëzimin e situatës  dhe t’iu përmbahen planit 3 pikësh të BE-së

Sekretari i Shtetit amerikan, Antony J. Blinken, ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku i ka kërkuar de-përshkallëzimin e menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës,

Sipas Zëdhënësit të Shtëpisë së Bardh, Matthew Miller , Blinken i ka kërkuar nga Kurti që kryetarët e komunave të punojnë nga lokacione alternative dhe jo në objektet komunale në Veri të Kosovës.

“Sekretari gjithashtu përsëriti mbështetjen e SHBA-së për planin trepikësh të BE-së dhe falënderoi kryeministrin Kurti për pjesëmarrjen e tij në takimin e liderëve të 22 qershorit në Bruksel”, Zëdhënësit i Shtëpisë së Bardh Matthew Miller.

Ndërsa Blinken, ka biseduar edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për të kërkuar uljen e tensioneve me Kosovën.

Ndërsa Matthew Miller ka thënë se  Sekretari Blinken e ka mirëpritur lajmin për lirimin e tre policëve të Kosovës.

“Sekretari gjithashtu përsëriti përgjegjësit për sulmet ndaj Forcave të Kosovës (KFOR), forcës paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO në Kosovë, duhet të mbahen përgjegjës. Theksoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për planin trepikësh të BE-së dhe i kërkoi Serbisë që menjëherë të ndërmarrë hapa për të zbatojë angazhimet e saj sipas marrëveshjes së normalizimit”, ka përfunduar ai.

Go to TOP