Blair pritet nga fëmijët në oborrin e Kuvendit

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, është pritur nga një grup fëmijësh të cilët mbanin në duar flamuj të Kosovës dhe Britanisë se Madhe, para Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kjo pritje e ish-kryeministrit britanik u bë pasi mbajti një fjalim rasti në seancën solemne që u organizua nga Kuvendi i Kosovës.

Blair po qëndron në Kosovë, për nderë të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, pasi ishte njëri nga protagonistët kryesorë të ndërhyrjes së NATO-s dhe dhënies fund të luftës.

Go to TOP