Bislimi: Vetëm votuesit munden me thënë Kurti ndryshoi qëndrimet, jo Lumir Abdixhikat

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi i është kundërpërgjigjur liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili derisa fliste për ndryshimin e qëndrimit të kryeministrit Kurti për marrëveshjen për energjinë në veri, kishte cituar fjalët e shkrimtarit, Shkreli, të lexuara në këtë kuvend nga ish-deputeti Adem Mikullovci.

“Më 2017, në këtë kuvend, një burrë i madh, anëtari i VV-së që kryesonte kuvendin, Adem Mikullovci, kishte nisë me fjalë të Shkrelit: Nëse takohemi me veten sy më sy, a kemi me u puthë, a kemi me u pështyrë”, ishin fjalët e Abdixhikut, të cilave u reagoi Bislimi.

Bislimi tha se vetëm votuesit kanë të drejtë t’i thonë Kurtit pse po ndryshon qëndrim, e sipas tij, jo gazetari Vehbi Kajtazi, Ilir Mirena e Lumir Abdixhika të tjerë.

“Nëse dikush prej subjekteve ekzistuese poltike përtej VV-së mendon qëe marrëveshjet në momentin që janë nënshkru kanë qenë të mira, atë do duhej të dinë, edhe para meje të mburreshin me këtë udhërrëfyes.

Në qoftë se ai brengoset më shumë për ndryshimin e qëndrimin bjen në kontradikt me vetveten. Në qoftë se marrëveshja paska qenë e mirë, ai duhet me i gëzu ndryshimit të qëndrim, e jo më thon me puth a me pshty. Ai po të tregon që e din që marrëveshja është e keqe po në ndërkohë që Kurti ka dhënë zotime para votuesve që ja kanë dhënë votën. Këta munden me thon pse po ndryshon qëndrime, jo Vehbi Kajtazi, Ilir Mirena e Lumir Abdixhika të tjerë”, tha Bislimi.

Go to TOP