Bislimi takohet me ambasadorin e Italisë, flasin për integrimet në BE e dialogun

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, këtë të hënë ka takuar zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimi.

Temë e këtij takimi ishin integrimet e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe dialogu Kosovë-Serbi.

“Ambasadori ynë konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Italisë.

Pas këtij takimi, palët u dakorduan që të vazhdojnë të mbajnë kontaktet edhe më tutje.

Go to TOP