Bislimi pret Kodhelin

Para mbajtjes së tryezës ndërparlamentare të organizuar nga Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Kryetaren e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Kryetaren e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit Shqipërisë, Mimi Kodheli dhe Jorida Tabaku. 

Dy kryesueset e komisioneve të Kuvendit të Shqipërisë shfrytëzuan rastin e këtij takimi për të uruar Kosovën mbi arritjen e liberalizimit të vizave, duke vlerësuar fushatën informuese e vetëdijesuese për qytetarët, që po zhvillohet nga Qeveria. 

Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu kënaqësinë e tij që të mirëpresë kryesueset nga dy komisione kyçe të Kuvendit të Shqipërisë siç janë ai për Punë të Jashtme e për Integrim Evropian. 

Palët diskutuan më tej dhe rreth zhvillimeve të fundit në vend e rajon dhe situatën e përgjithshme të sigurisë. 

Zëvendëskryeministri Bislimi i falënderoi znj. Kodheli dhe znj. Tabaku për takimin e bisedën e frytshme. /Kosova.info/

Go to TOP