Bisedimet në Abu Dhabi: Ukraina dhe Rusia bien dakord për shkëmbimin e 314 të burgosurve

Delegacioni ukrainas, rus dhe amerikan hynë në ditën e dytë të negociatave në Abu Dhabi të enjten, pasi ranë dakord të shkëmbejnë 314 të burgosur lufte.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi të mërkurën se gjatë ditës së parë të bisedimeve në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ukraina dhe Rusia përfunduan një shkëmbim të të burgosurve të luftës, POW, duke e quajtur atë një rezultat “të rëndësishëm”.

“Do të ketë gjithashtu një hap të rëndësishëm: presim një shkëmbim të të burgosurve të luftës në të ardhmen e afërt. Të burgosurit duhet të kthehen në shtëpi”, tha Zelensky pasi u informua mbi diskutimin.

Bisedimet e mëparshme Ukrainë-Rusi në Stamboll në pranverë dhe verë të vitit 2025 rezultuan gjithashtu në një numër të vogël raundesh shkëmbimi të të burgosurve të luftës.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, konfirmoi gjithashtu të enjten shkëmbimin e ardhshëm të “314 të burgosurve” midis Kievit dhe Moskës.

“Ky rezultat u arrit nga bisedimet e paqes që kanë qenë të detajuara dhe produktive. Ndërsa mbetet punë e rëndësishme për t’u bërë, hapa të tillë tregojnë se angazhimi i qëndrueshëm diplomatik po jep rezultate të prekshme dhe po çon përpara përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Diskutimet do të vazhdojnë, me përparim shtesë që pritet në javët në vijim”, tha Witkoff.

Go to TOP