Binakaj: Rrëfimet e boshnjakëve për luftën vënë në pah përfshirjen e Vuçiqit

Një rrëfim për njërin nga kriminelët serbë, të dënuar edhe nga Gjykata e Hagës, Vojislval Sheshel, ka edhe gazetari Ilir Binakaj, dikur punonjës në RTK. Në rrëfimin e tij ai përmend se si Sheshel organizonte luftën në Bosnjë pasi ai ishte student në Bosnjë. Sipas tij, Vuçiq ishte aktiv bashke me Sheshelin në shtetrrethimin e Sarajevës.

Gazetari shumëvjeçar në pension i Radiotelevizionit të Kosovës, Ilir Binakaj, si dhe shumë shqiptarë të tjerë studimet i kishin mbaruar në Bosnjë. Gazetari Binaku rrëfen për kohën e studimeve, ku shumë shqiptar kishin rastisur të jenë në të njëjtën periudhë dhe Universitet me Vosijlav Sheshelin  me të cilin edhe ishin konfrontuar me përplasje fizike.

“U kanë dal i gjakosur nga ajo përplasje por nuk mori hov mediatik, atëherë intervenoi Fakulteti, intervenuan strukturat dhe kapërcyen me atë, pat marr disa grushte prej një kolegu që ka qenë i Preshevës. Shesheli në atë kohë ishte përfshirë në mënyrë të fshehtë me disa organizata që kanë qenë ilegale por nuk është deklaruar publikisht, por deklarimi i tij më publikë ka qenë pasë vizitës së tij në vitin 79 në SHBA tek popi i tyre, Pop Gjuriq dhe atëherë ka marr titullin e Vojvodës”, tha Binakaj për RTK.

Pasi kishte mbaruar studimet gazetari Ilir Binakaj ishte i lidhur me vendin, për çka e kishte vizituar edhe pas përfundimit të luftës. Binakaj thekson se rrëfimet nga qytetarë e ushtar boshnjak vënë në pah përfshirjen e Vuçiqit dhe Sheshelit në ngjarjet e vrasjeve në Sarajevë.

“Kanë tregu që ka qenë aktivisht Vuçiqi me Sheshelin në luftë dhe shtetërrethimin e Sarajevës, aty pikërisht banorët e Sarajevës edhe ata që kanë marr pjesë edhe serbët edhe boshnjakët edhe malazezët që kanë qenë ushtar të Bosnjës që kanë marr pjesë në ruatjen e Saravevës që kan ditur, tregojnë që kanë qenë pjesë e shtetërrethimit”, shtoi ai.

Binakaj tregoi se vetë Shesheli në vizitat që kishte realizuar në Kosovë, i kishte kërkuar shqiptarët ish-studentë në Bosnjë, gjoja për kërkim falje.


Go to TOP