BIK-u njofton se është nisur grupi i tretë për ta kryer haxhin

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se sot, herët në mëngjes, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, 351 besimtarë nga Prishtina, Lipjani, Fushë-Kosova dhe Obiliqi janë nisur drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin.

Ky ishte grupi i tretë që udhëtoi. Sipas udhëheqësve të Haxhit në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, “çdo gjë sa iu përket fluturimeve është duke shkuar sipas planit të paraparë”, thuhet në njoftim.

Sot pritet të udhëtojnë edhe grupet e tjera të besimtarëve, për ta plotësuar kështu numrin prej 1 576 besimtarëve që do ta kryejnë haxhin këtë vit nga Kosova. /Kosova.info/

Go to TOP