Bernardeschi mund të luajë si ‘9 fals’ ndaj Chelseat

Massimiliano Allegri thuhet se do ta shfrytëzojë Federico Bernardeschin si ‘9 fals’ në ndeshjen e sotme (e mërkurë) ndërmjet Juventusit dhe Chelseat.

Bianconerët duhet të bëjnë ndryshime të mëdha në formacion, pasi që nuk i kanë në dispozicion lojtarët, si Paulo Dybala, Alvaro Morata, Aaron Ramsey, Kaio Jorge e Arthur Melo.

Moise Kean është sulmuesi i vetëm në dispozicion, mirëpo ai mund të qëndrojë në bankën rezervë dhe sipas Tuttosport, trajneri i Zonjës së Vjetër pritet të ketë një qasje tjetër.

(Foto: Instagram/fbernardeschi)

Ai mund ta përdorë Bernardeschin si ‘9 fals’, ndërsa në krahë do të mbështete nga Juan Cuadrado dhe Federico Chiesa në formacionin 4-3-3.

Adrien Rabiot nuk është në gjendje të mirë fizike, ashtu që Weston McKennie mund të përfshihet në mesfushë.

Ndërsa Matthijs de Ligt mund të qëndrojë në bankën rezervë dhe në qendër të mbrojtjes të angazhohen Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci.

Formacioni i mundshëm i Juventusit (4-3-3)

Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Locatelli, McKennie; Cuadrado, Bernardeschi, Chiesa.

Go to TOP