Berisha: Vota ime ka qenë për votim të hapur
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha deklaroi se vota e tij pro Albulena Haxhiut ka qenë në rast të votimit të hapur. Ai tha se nuk lejon që të keqpërdoret sinqeriteti, e as vota e tij.
Kështu u shpreh ai para fillimit të seancës konstituive, derisa shtoi se nuk shpreson që sonte të ketë ndryshim të procedurës së votimit.
Berisha tha se nga sonte Kosova po hyn në të panjohurën dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë.
Berisha: Vota ime ka qenë për votim të hapur
“Unë e pata paraqit votën time në rast se kthehem qysh e ka dhënë Kushtetuta dhe si ka qenë rendi, do të thotë në votim të hapur, për vullnetin tim, për të zgjidhur këtë situatë siç janë shprehur edhe shumë deputetë të tjerë. Mirëpo, unë nuk lejoj që të më keqpërdoret as sinqeriteti, as vota ime. Nuk mund ata të llogarisin në votën time se të gjithë këtu janë duke vrapuar për pushtet. Dikush s’po voton për të marrë pushtet, dikush po voton për të marrë pushtet. Kjo e imja unë nuk kam kërkuar asgjë hiç, veç kam dashur që ta zgjidh problemin edhe këtë situatë që është bërë shumë bajat. Kosova nuk është vetëm e imja, nuk duhet të jem vetëm unë i përgjegjshëm por duhet të reflektojnë. Dhe këtë problem mund ta zgjidh Albin Kurti tash me dashtë”, deklaroi ai.
