Berisha: LDK nuk e voton qeverinë e Albin Kurtit – Ajo që ndodhi në Vushtrri ishte aksiden”
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Berisha, ka deklaruar se partia e tij nuk do ta votojë qeverinë e Albin Kurtit duke e cilësuar këtë vendim si qëndrim të bazuar në interesin nacional.
Përmes një reagimi publik, Berisha tha se LDK është e vendosur të mos mbështesë ekzekutivin aktual, pasi sipas tij, kryeministri Kurti “konceptualisht dhe metodologjikisht është gabim”.
“Merreni me qetësi dhe siguri të plotë! LDK nuk e voton qeverinë e Albin Kurtit! Pikërisht për shkak të interesit nacional. Konceptualisht dhe metodologjikisht Albini është gabim. Nuk merr votë!”, shkroi Berisha.
Ai po ashtu komentoi edhe zhvillimet e fundit në Vushtrri duke theksuar se ato nuk kanë asnjë lidhje me LDK-në.
“Ajo çka ka ndodhë me Vushtrinë s’ka lidhje me LDK-në. Aksident. Gotë që ka ra prej dore. Ecim tutje,” ka përfunduar ai. /Kosova.info/
