Benzema u bë futbollisti i shtatë me më së shumti gola në histori të La Ligas – Messi i prin listës

Karim Benzema u bë golashënuesi i 7-të në historinë e kampionatit spanjoll.

Sulmuesi francez shënoi sot kundër Barcelonës në fitoren 3:1 të Real Madridit.

Për Benzeman ishte ky goli i tij i 223-të në La Liga dhe tani ai renditet si golashënuesi i shtatë më i mirë në histori të kësaj lige.

Listës i prin ish-sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, me 472 gola.

Golashënuesit më të mirë në historinë e La Ligas:

1. Lionel Messi – 472 gola. 

2. Cristiano Ronaldo – 311 gola.

3. Telmo Zarra – 251 gola.

4. Hugo Sanchez – 234 gola.

5. Raul – 228 gola.

6. Alfredo Di Stefano – 227 gola.

7. Karim Benzema –  223 gola.

Go to TOP