Bëhët me skuadër të re, lojtari 55 vjeçar

Kazuyoshi Miura, futbollisti profesionist më i vjetër aktiv në botë, u pa në një aeroport përpara transferimit të 15-të të karrierës së tij të jashtëzakonshme 36-vjeçare.

Sulmuesi 55-vjeçar, i cili bëri debutimin e tij profesionist në vitin 1986, iu bashkua ekipit japonez të nivelit të katërt Suzaka Point Getters në fillim të këtij viti në një periudhë huazimi nga klubi Yokohama.

Në fakt, ish-reprezentuesi i Japonisë po bën një hap tjetër në karrierë për të luajtur në kategorinë e dytë të Portugalisë për Oliveirense, sipas Nikkan Sport.

Oliveirense aktualisht ndodhet në vendin e 14-të në LigaPro me dy fitore nga 13 ndeshje, kështu që le të shohim nëse një spërkatje e përvojës së Miuras do t’i ndihmojë ata të ngjiten në shkallët e ligës.

Go to TOP