BE-ja i hapi rrugën edhe dy insekteve në formë pluhuri si ushqim për njerëzit

Në të ardhmen bulkthi i shtëpisë (një lloj kandrre e vogël) dhe larvat e ngrira të brumbujve mund të përdoren në formë pluhuri të çyndyrosur si përbërës shtesë në ushqime në BE. Pas tharjes, ngrirjes ata bëhen pluhur. Konsumimi klasifikohet si i padëmshëm pas disa studimesh. Insektet konsiderohen me nivel të lartë.

Prej më shumë se një viti lejohet krimbi i miellit dhe karkalecave në formë pluhuri në përmbajtje 10% në biskota, makarona, bukë, apo produkte të tjera me proteina…Kusht është që këto produkte të listohen tek përbërësit. Në vendet aziatike insektet janë pjesë e kuzhinave tradicionale por në Europë deri tani përdorimi i insekteve si ushqim ngjall ende neveri./DW

Go to TOP