Bayerni kontakton me Kompanynë

Bayern Muncheni po e konsideron që ta emërojë trajner Vincent Kompanynë.

Belgu edhe pse ra nga liga me Burnleyn, prapë ka dhënë shenja se është trajner i klasit të lartë.

“Kam marrë vesh që Kompanyja tashmë ka pranuar një telefonatë direkte nga bordi i Bayernit për t’u informuar mbi situatën e tij”, ka shkruar Romanoja në Twitter.

“Kompanyja ishte i hapur për diskutim, ende janë fazat e hershme por interesimi është konfirmuar – ai është në listë”.

Go to TOP