Bayern Munich fiton ndaj Greuther Furthit, Lewandowski ndalet pas 15 ndeshjesh

Bayern Munich ka vazhduar me fitoren e radhës, duke e mposhtur me rezultat 3-1 Greuther Fuerth në kuadër të javës së gjashtë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2-0, me dy golat e shënuara nga Thomas Muller (10′) dhe Joshua Kimmich (31′).

Në fillimin e pjesës së dytë, Bayern mbeti me një futbollist më pak pasi Benjamin Pavard u ndëshkua me karton direkt të kuq pas një ndërhyrje të ashpër në futbollistin kundërshtar, në minutën e 48-të.

Përkundër se ishte me një futbollist më pak, ‘bavarezët’ realizuan edhe golin e tretë, i cili u mendua se u shënua nga Leëandoëski, megjithatë u regjistrua si autogol i Griesbeck në minutën e 68-të.

Polaku mbyll ecurinë e 15 ndeshjeve radhazi duke e shënuar së paku një gol në Bundesliga, gjersa në të gjitha garat ishte në ecuri prej 19 ndeshjeve radhazi, ecuri që filloi nga shkurti i këtij viti.

Go to TOP