Bayern Munich arrin fitore pa vështirësi ndaj Darmstad

Bayern Munich është kthyer me pikë të plota nga udhëtimi në Javën e 26-të të Bundesligës. Skuadra e trajnerit Thomas Tuchel ka fituar ndaj Darmstad. 

Ndeshja në “Merck-Stadion am Boellenfalltor” është mbyllur me rezultat 2-5.

Darmstad e ka gjetur epërsinë, por nuk e ka ruajtur. Skarke në minutën e njëzet e tetë ka kaluar vendasit në avantazh.

Pastaj ka qenë radha e mysafirëve për t’i shënuar pesë gola dhe për ta fituar ndeshjen.

Musiala (36′, 64′), Kane (45 + 1′), Gnabry (74′) dhe Tel (90 + 3′) kanë realizuar për “bavarezët”.

Në minutën e pestë të kohës shtesë Wilhelmsson e ka shënuar edhe një gol për Darmstad.

Në tabelën e kryesuar nga Bayer Leverkusen, Bayern Munich gjendet në vendin e dytë. 

Go to TOP