Bayern dhe Liverpool fitojnë, Juventus ndalet me barazim

Bayern Munchen ka triumfuar 2:1 ndaj Paris Saint Germain në Paris në ndeshjen e vlefshme për Champions League. Gjithashtu edhe Liverpool ka mposhtur Real Madrid e Juventus ka barazuar me Sporting Lisbonën. 

Në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytetin francez, Luis Diaz ka qenë heroi dhe “anti-heroi” i ndeshjes: kolumbiani ka shënuar dy gola për bavarezët, por në fund të pjesës së parë është përjashtuar me karton të kuq.

Megjithatë, edhe me një lojtar më pak, Bayern ka arritur ta mbajë fitoren, pasi e tëra që e kanë bërë vendasit ka qenë ngushtimi i rezultatit në 1-2 vetëm pesëmbëdhjetë minuta para mbylljes së takimit.  

Fitore të madhe ka marrë edhe Liverpool në “Anfield”, duke e mundur Real Madrid 1:0.

Golin e vetëm e ka realizuar Alexis Mac Allister me kokë pas një krosimi të saktë të Szoboszlai. 

Ndërkohë, Juventus është ndalur me barazim 1:1 ndaj Sporting Lisbonës në Torino.

Vendasit kanë pësuar gol herët, por e kanë barazuar me anë të Vlahovic.

Në këtë takim, për rreth njëzet minuta ka luajtur edhe reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili është aktivizuae në pjesën e dytë.

Champions League vazhdon nesër (e mërkurë) edhe me nëntë ndeshje të tjera.

NDESHJET E SOTME:

No description available.


Go to TOP