Bashkimi vazhdon projektin me Jovoviqin dhe ruan boshtin e skuadrës

Klubi i basketbollit Bashkimi ka nisur ndërtimin e skuadrës për edicionin e ri, duke konfirmuar vazhdimësinë e disa prej figurave kryesore të ekipit.

Prizrenasit kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin me trajnerin Igor Jovović, i cili do të udhëheqë ekipin edhe në sezonin 2026/27. Dyzet e tre vjeçari kishte marrë drejtimin e skuadrës më 3 korrik të vitit të kaluar.

Në ekip do të mbeten edhe kapiteni Valon Bunjaku, Lejson Zeqiri si dhe amerikani Shannon Shorter, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bashkimit në sezonet e fundit.

Klubi prizrenas e ka bërë të ditur vendimin për vazhdimin e bashkëpunimit përmes faqes zyrtare, duke theksuar synimin për stabilitet dhe forcim të ekipit.

Me këto lëvizje, Bashkimi synon të mbetet konkurrues në basketbollin kosovar dhe në garat ndërkombëtare, pas një sezoni ku u mposht 4:0 në finalen e “play off” nga KB Trepça.


Go to TOP