Bashkëpunim për rikthimin e aseteve të sekuestruara: Delegacioni nga BeH viziton Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Një delegacion nga Agjencia Federale për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara të Federatës së Bosnje e Hercegovinës, kryesuar nga drejtori i kësaj Agjencie, z. Emir Basic, vizituan sot Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. 

Delegacioni nga Republika e Bosnje dhe Hercegovinës fillimisht u pritën nga Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi dhe më pas nga prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe njëherësh udhëheqës i Zyrës për Rikthimin e Asteve z. Bahri Hyseni, së bashku më zyrtarët e deleguar të Institucioneve ligjzbatuese, si dhe përfaqësuesin e UNDP-së.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua për funksionimin e këtyre dy mekanizmave, duke përfshirë infrastrukturën ligjore, strukturat organizative dhe shkëmbimin e përvojave, më qëllim të avancimit të efikasitetit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në rastet kur paraqitet nevoja për rikthimin e aseteve të konfiskuara që janë fituar më vepër penale. 

Të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për thellim të bashkëpunimit, duke ndarë mes tyre përvojat dhe praktikat më të mira. /Kosova.info/


Go to TOP