Barcelona në epërsi ndaj Atletico Madrid, Liverpool–PSG pa gola
Barcelona është në avantazh ndaj Atletico Madrid pas pjesës së parë, ndërsa ndeshja tjetër mes Liverpool dhe Paris Saint Germain është mbyllur pa gola pas dyzet e pesë minutave të para.
Sonte janë duke u zhvilluar dy ndeshjet çerekfinale të Champions League.
Në stadiumin “Metropolitano”, Barcelona ka kaluar shpejt në epërsi ndaj Atletico Madrid.
Goli i ka ardhur në minutën e katërt, kur Lamine Yamal e ka shfrytëzuar një gabim në mbrojtje dhe ka shënuar për 0-1.
Në minutën e njëzet e katërt, Ferran Torres e ka dyfishuar epërsinë pas një asistimi të Dani Olmo, duke e çuar rezultatin në 0-2.
Atletico Madrid është rikthyer në lojë në minutën e tridhjetë e një, kur Ademola Lookman ka shënuar për rezultatin 1-2.
Në ndeshjen e parë skuadra e Madridit kishte fituar në fushën e Barcelonës me rezultat 0-2.
Në ndeshjen tjetër çerekfinale, mes Liverpool dhe Paris Saint-Germain, pjesa e parë është mbyllur pa gola.
Me rezultatin aktual, në rast se ndeshja përfundon kështu, më tutje do të kalonte skuadra franceze, pasi PSG ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-0.
