Barcelona fiton minimalisht ndaj Osasunas

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Osasunas në ndeshjen e xhiros së 33-të në La Liga.

Ndeshja e zhvilluar në stadiukin “Camp Nou”, përfundoi me rezultat 1-0.

Golin e fitore e shënoi i inkuadruari Jordi Alba me asistim të De Jongut, në minutën e 85-të.

Pas kësaj fitore, Barça grumbullon 82 pikë dhe me një humbje eventuale të Realit sonte e dërgon kuotën +14 pikë epërsi.

Në anën tjetër, Osasuna mbetet në vendin e nëntë me 44 sosh.

Go to TOP