Barcelona e gatshme ta sakrifikoj yllin e skuadrës për t’i dhënë fund krizës financiare

Ka dy vite që Barcelona ndodhet në një krizë të madhe financiare dhe duket se ajo krizë duhet edhe shumë kohë për të përfuduar.

Katalunasit nuk po munden të transferojnë lojtarë të rinj pa shitur yjet më të mëdha të tyre.

E për të rregulluar bilancin financiar, Barça është e gatshme ta sakrifikoj yllin e tyre brazilian Raphinha në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi brazilian garanton të ardhura të mëdha për Barcelonën dhe drejtuesit e klubit katalunas po presin ofertën e duhur.

Interesim për brazilianin ka shfaqur Newcastle United, Man Utd dhe Liverpool në Ligën Premier, si dhe disa skuadra nga Arabia Saudite.

Gjiganti katlaunas synon që nga shitja e Raphinhas të fitoj rreth 70 milionë euro, shumë që do t’i rregullonte jashtëzakonisht shumë bilancet e klubit.

Mbetet të shihet nëse klubet e interesuara për lojtarin do të bëjnë hap para për të bërë ofertë zyrtare për Raphinhan.

Go to TOP