Barcelona e fiton ndeshjen e parë pas largimit të Messit

Barcelona e ka nisur me fitore sezonin e ri në LaLiga, duke e mposhtur Real Sociedadin me rezultat 4-2.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Gerard Pique në minutën e 19-të, pas një harkimi të mirë nga Memphis Depay, kurse e dyfishoi në fund të pjesës së parë Martin Braithwaite pas një super krosimi nga De Jong.

Në pjesën e dytë Braithwaite e shënon edhe golin e dytë në minutën e 59-të, kurse pastaj Real Sociedad pas disa rastave për shënim, në minutën 82-të Julen Lobete shënoi për 3-1, ndërsa 3-2 e bëri  Mikel Oyarzabal me një super goditje, ndërsa golin e fundit në ndeshje e shënoi Sergio Roberto për 4-2 në minutat e fundit, me kaq edhe përfundoi ndeshja.

Barcelona e arrin fitoren e parë pa Messin, i cili u largua nga “Camp Nou”, pas 18 viteve.

Go to TOP