Barcelona afër marrëveshjes me 2 sponsora – klubi pritet të përfitojë 80 milionë euro
Skuadra e Barcelonës është afër të mbyll marrëveshjen për sponsorizimin e skuadrës.
Katalanët kanë kontaktuar gjigantët si ‘Spotify’ dhe ‘Polkadot’ për këtë çështje, dhe gjithçka duket se po shkon mirë.
Dje raportohej për një dakordim me ‘Spotify’ kurse sot është shtuar edhe emri i ‘Polkadot’, që fitimet të jenë më të larta.
Ferran Correas raporton se këto dy marrëveshje sponsorizimi do t’i ofrojnë skuadrës 80 milionë euro të hyra.
Barcelona është në një krizë ekonomike që po e pengon edhe në merkato dhe që ia humbi Leo Messin.
Pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes, sipas raportimeve nga Spanja.