Barça zbulon buxhetin për sezonin 2021/2022

Nuk është më një sekret që Barcelona kishte dhe ka ende probleme financiare, gjë që i detyroi katalanasit të ndaheshin nga Antoine Griezmann në ditën e fundit të merkatos si dhe i pengoi të rinovonin kontratën me Lionel Messin. Por pasi shtrënguan rripat këtë verë, gjërat do të jenë më mirë për blaugranët.

Kështu, bordi i drejtorëve të klubit u mblodh të enjten dhe ” miratoi mbylljen e vitit financiar për sezonin 2020/21, me një humbje prej 481 milion euro. Është miratuar gjithashtu buxhet i të ardhurave operative për sezonin 2021/22 prej 765 milionë euro, ”lexohet në deklaratën e klubit.

Go to TOP