Barazim pas pjesës së parë mes Letonisë dhe Kosovës
Është mbyllur me rezultat të barabartë 2:2 pjesa e parë e ndeshjes mes Letonisë dhe Kosovës në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës C të Nations League për femra.
Skuadra vendase e ka nisur ndeshjen më mirë, duke kaluar në epërsi në minutën e shtatëmbëdhjetë me golin e Sevcova. Por, Kosova ka reaguar, duke e përmbysur rezultatin me dy gola të shpejtë, fillimisht Smaili e ka barazuar në minutën e njëzet, ndërsa Memeti ka shënuar për 2:1 në minutën e tridhjetë e një.
Megjithatë, në minutat e fundit të pjesës së parë, Letonia ka arritur ta barazojë rezultatin me golin e Miksone, duke e mbyllur fraksionin e parë me barazim.
