Baraliu kritikon ashpër Kurtin: Mos shisni më kopalla elektorale, jeni zhveshur nga idetë patriotike

Analisti politik, Bleron Baraliu, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti duke e akuzuar për mashtrime politike dhe mungesë të bindjeve patriotike.

Në një postim kritik, Baraliu ka përmendur ironikisht deklaratat e mëhershme të Kurtit për “Domain de la Romanée-Conti” duke thënë se tash ai po përdor eufemizma të tilla si “duhet të pijmë edhe lëng rrushi, jo vetëm ujë”.

Sipas Baraliut, populli nuk ka nevojë për “lidhje as asi as ksi”, por për “liri dhe bashkim kombëtar”. Ai e ka vendosur Kurtin në të njëjtën linjë me ish-udhëheqës si Fadil Hoxha, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi duke i akuzuar të gjithë se kanë filluar karrierën duke mashtruar popullin me patriotizëm dhe e kanë përfunduar si “oportunistë pa ide e bindje”.

“Jemi një – Kosovë e Shqipni – dhe mbetemi të ndarë vetëm për shkak të politikanëve që mashtruan popullin. Ju tashmë jeni të zhveshur nga idetë patriotike, prandaj mjaft, mos shisni kopalla elektorale”, ka përfunduar Baraliu. /Kosova.info/


Go to TOP