Baraliu: Donika Gërvalla mbetet një ministre e dështuar dhe aktiviste kundër interesave të Kosovës
Analisti politik Bleron Baraliu ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila ka paralajmëruar padi ndaj atyre që, sipas saj, shpifin apo e akuzojnë.
Baraliu tha se Gërvalla nuk mund të kërcënojë publikun me padi duke e cilësuar atë si një politikane të cekët, ministre të dështuar dhe aktiviste kundër interesave të Kosovës. Ai shtoi se aktivizmi i saj në favor të Gjykatës Speciale dhe kundër vlerave të UÇK-së nuk është i ri, por i njohur prej dy dekadash.
“Mos të tallet zonja e kacafytjeve dhe poshtërsive; nuk na fyen dot inteligjencën sepse e njohim mirë me dekada. Aktivizmi i saj kundër UÇK-së dhe sidomos në favor të Gjykatës Speciale është i radhitur si zinxhir i paprerë në kohë, së paku prej vitit 2000 e këndej. Mos të harrojmë edhe falënderimet që ka marrë nga Daciqi në OKB,” tha Baraliu.
Ai e quajti Gërvallën “sopatë pa teh” që duhet të largohet nga politika duke shtuar se nuk i bën nder as trashëgimisë familjare që mban mbiemrin e saj.
Në fund, Baraliu ftoi publikisht Gërvallën që ta padisë duke thënë se mezi pret të shohë një proces të tillë gjyqësor për të dëshmuar, siç u shpreh ai, të vërtetat që ka ngritur. /Kosova.info/
