Ballkani Perëndimorë subjekt i proceseve komplekse gjeopolitike

Shkruan: Agim KRASNIQI
Ballkani Perëndimorë, është subjekt i proceseve komplekse gjeopolitike dhe është ende një zonë e paqëndrueshme.

Kjo sepse karakterizohet nga një dinamikë e jashtëzakonshme ndryshimi, e cila është pasojë e ndërlidhjes midis gjeografisë politike dhe historisë politike.

Zgjerimi i NATO-s dhe BE-së pas Luftës së Ftohtë në këtë pjesë, tregon se kufiri i ndikimit gjeopolitik është zhvendosur ndjeshëm dhe se zona e Ballkanit ka humbur pozicionin e saj të mëparshëm si rajon kufitar në mes lindjes dhe perëndimit.

Në kufirin ndarës në mes lindjes dhe perëndimit, shumë keq e kanë pësuar shqiptarët, që nga format e spastrimeve etnike, gjenocidit deri te grabitja dhe pushtimi territoreve nga shtetet fqinje.


Sot shqiptarët janë përpara faktit historik të shumëpritur, sepse ka filluar proces i shkatërrimit të gënjeshtrës së madhe ndërkombëtare të deformimit të historisë kundër shqiptarëve.

Reforma në sistemin e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit dhe vendosja e një strukture adminsitrative moderne e cila do të shkonte në funksion të ristrukturimit të shtetit shqiptar, reformimi dhe riorganizimi i strukturuar i administratës në Republikën e Kosovës, përmban në vetvete hapin e parë drejt avancimit të demokracisë si dhe konsolidimit të botës shqiptare në të gjitha territoret ku ata jetojnë.


Së shpejti në ” Institutin Shqiptar për Gjeopolitikë” mund ta lexoni artikullin ”Lëvizja e kufirit ndarës ”Lindje -Perendim”.

Go to TOP