Ballkani fiton me përmbysje kundër Drenicës

Ballkani e ka mposhtur Drenicën me rezultat 3-2, në kuadër të javës së tetë në Superligën e Kosovës.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Kreshnik Uka në minutën e 25-të, me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Drenica e dyfishoi epërsinë prapë me Ukën, më pas për Ballkanin, Jashari e ngushtoi epërsinë në minutën e 61-të, ndërsa në minutën e 70-të, Rrustem Hoxha e ka barazuar rezultatin, teksa golin e fitores për suharekasit e shënoi Armend Thaqi në minutën e 83, me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja.

Pas kësaj fitoreje, Ballkani kalon në pozitën e parë, me 16 pikë pas tetë ndeshjeve.

Teksa, Drenica pas humbjes nga pozita e parë kalon në pozitën e dytë, me 14 pikë.

Go to TOP