Ballkani fiton Kupën e Kosovës, lë Prishtinën pa Evropë

Finalja e Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Prishtinës doli të jetë shumë interesante, ku pas 90 minutash rezultati është i barabartë 2-2, e ku në vazhdime nuk kishte gola, ndërsa në penallti suhrekasit ishin më të mirë duke ngritur lartë trofeun dhe duke siguruar garat evropiane.

Prishtina edhe pse ishte në disavantazh prej 2-0, arriti që brenda pesë minutash të barazojë rezultatin në 2-2Ndeshja nisi me të dy skuadrat që ishin të kujdesshme në mesfushë, për të mos u dhënë mundësi të mira kundërshtarit.

Nga një gabim në mesfushë, Ballkani arriti të përfitojë për të gjetur golin e epërsisë.

Ishte minuta e 21-të e ndeshjes, kur Walid Hamidi realizoi pas asistimit nga Almir Kryeziu për të zhbllokuar ndeshjen dhe për ta kaluar Ballkanin në epërsi 1-0.

Ballkani e kishte iniciativën në pjesën e parë, por edhe kryeqytetasit kishin një rast të mirë me Mërgim Pefqelin me kokë, por që gjuajtje e tij shkoi jashtë portës.

Fillimi i pjesës së dytë nisi me një incident kur u godit portieri i Ballkanit, Enea Koliçi, nga tifozët e Prishtinës që ishin pas porte.

Me të rifilluar loja, Ballkani arriti të shënojë golin e dytë në ndeshje. Një harkim i Armend Thaqit gjeti Meriton Korenicën që me kokë shënoi për 2-0.

Në vijim Prishtina kishte rast me Dion Gallapenin, ndërsa Ballkani u kundërpërgjigj me Marsel Ismajgecin.

Por, Prishtina si një klubi i madh që nuk dorëzohet kurrë, arriti të fitojë penallti në minutën e 77-të pas një prekje të topit me dorë në zonë nga Bajram Jashanica.

Rasti u shikua në VAR dhe u vendos për penallti, ku Albin Krasniqi ishte i saktë për 2-1.

Prishtina pas goli mori tërësisht lojë në dorë, ku në minutën e 82-të, Albin Krasniqi sërish me një gjuajtje të bukur barazoi për 2-2.

Kryeqytetasit kanë mundur të fitojë sikur Ardian Muja te ishte i saktë me një goditje me kokë nga afër.

Deri në fund të kohës së rregullt nuk kishte më gola dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Në 15 minutat e para të vazhdimeve, Prishtina kishte një rast shumë të mirë, ku Albin Krasniqi pasi kaloi dy lojtarë të Ballkanit asistoi te Leotrim Kryeziu i cili nuk e arrin topin.

Ndërsa në 15 minutat e dyta të vazhdimeve, ishte Ballkani që kishte dy raste të mira me Bleart Tolajn dhe Vesel Limajn, por që goditjet e tyre nuk e gjetën rrjetën.

Gola nuk kishte në vazhdime dhe dy skuadrat iu drejtuan penalltive, ku më të mirë folën suharekasit që fituan Kupën e Kosovës.

Penalltitë

Ballkani: OOOX

Prishtina: XOXO

Go to TOP