Ballkani afron sulmuesin senegalez

Pape Oumar Cisse është përforcimi më i ri i Ballkanit të Suharekës. Ka qenë vetë skuadra kampione në fuqi që ka njoftuar për afrimin e lojtarit.

“Repartit sulmues të skuadrës i bashkohet edhe senegalezi Pape Oumar Cisse. Futbollisti 21 vjeç, i gjatë 1,85m, do të jetë armë shtesë e kampionëve tanë drejt objektivave në vazhdimësinë e garave”, ka shkruar Ballkani. 

Aktualisht Ballkani e kryeson tabelën e Superligës. 

Go to TOP