“BALKANFEST – Kosovë 2022” – Festivali Multietnik i Këngëve Tradicionale

Prizren, 06.10.2022

Festivali Multietnik i Këngëve Tradicionale BALKANFEST do të mbahet më 8 tetor 2022 (e shtunë) nga ora 18:30 në Kinema Lumbardhi në Prizren, organizuar nga OJQ Shoqata Kulturore PLEJADA Prizren.

Foto: OJQ Plejada

Festivali i shtati me radhë multietnik BALKANFEST po tërheq shumë vëmendjen e publikut dhe do të mbledhë interpretues nga e gjithë Kosova nga të gjitha komunitetet kombëtare të boshnjakëve, shqiptarëve, serbëve, turqve, goranëve, romëve, ashkalive dhe egjiptianëve, si dhe interpretues nga vendet e Ballkanit.

Foto: OJQ Plejada

Qëllimi i Festivalit është të promovojë trashëgiminë kulturore dhe të ruajë nga harresa këngët dhe vallet e vjetra popullore dhe tradicionale të të gjithë popujve të Kosovës dhe vendeve të Ballkanit, të dërgojë mesazh paqeje dhe të krijojë harmoni multietnike.

Foto: OJQ Plejada

Festivali do të transmetohet drejtpërdrejt përmes LIVE STREAM në Youtube përmes profilin e AD ProVideo – ndërsa në rrjetin social Facebook do të transmetohet nga Agjencionin e pavarur e lajmeve Kosova.info, por edhe përmes web-platformave tonë, kështu që një transmetim direkt i edicionit të sivjetmë Festivali ofrohet edhe për ata që nuk mund të vijnë në kinemanë Lumbardhi.

Foto: OJQ Plejada

Festivali i kaluar ka qenë pa audiencë për shkak të pandemisë COVID 19, por këtë vit publiku është i lejuar, ndaj hyrja është e lirë dhe jeni i mirëseardhur.

Go to TOP