Babai kanos nga Gjermania të birin dhe nusen në Viti

Një person ka raportuar në stacionin policor të Vitisë se babai i tij i cili gjendet jashtë shtetit, përmes SMS-ve ka kanosur atë dhe bashkëshorten e tij.

Rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka  raportuar se babai i tij i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet jashtë shtetit, përmes SMS-ve ka kanosur ankuesin dhe bashkëshorten  e ankuesit. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Go to TOP