Avdijaj shkëlqen në Kupën e Austrisë

Sulmuesi kosovar Donis Avdijaj ka qenë protagonisti kryesor në fitoren e thellë të Hartberg 3:0 kundër Lustenaut, të martën mbrëma, në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Austrisë.

Avdijaj ka shënuar dy gola, duke e nisur serinë fituese për ekipin e tij në minutën e dyzet e tetë  dhe duke vulosur rezultatin me golin e dytë personal në minutën e tetëdhjetë e gjashtë.

Avdijaj, i cili ka pasur gjashtë paraqitje dhe dy gola për Kombëtaren e Kosovës gjatë periudhës 2017–2018, nuk është ftuar prej disa kohësh nga ekipi kombëtar.


Go to TOP