Autoritetet spanjolle paralajmërojnë shpërthime ndërsa llava i afrohet detit

Banorët përgjatë bregut lindor të ishullit La Palma, në Spanjë u urdhëruan të mos dalin nga shtëpitë, ndërsa llava po i afrohet detit.

Llava prej 1,250 gradë celsius mund të prekë oqeanin Atlantik në orët e ardhshme dhe me shumë gjasë do të shkaktojë shpërthime dhe re me gazra toksikë në ishull, paralajmëruan shërbimet e urgjencës të Ishujve Kanarie të hënën në mëngjes.

“Duke pasur parasysh mundësinë që llava të arrijë në det në orët e ardhshme në zonën bregdetare të Tazacorte dhe në pritje të emetimeve të mundshme të gazit të dëmshëm për shëndetin, komiteti emergjent i vullkanit të Ishujve Kanarie urdhëron mbylljen e San Borondon, Marina Alta, Marina Baja dhe La Condesa”, lajmëruan ata në “Twitter”.

“Popullsia duhet të ndjekë udhëzimet e autoriteteve dhe të qëndrojë në shtëpi, me dyer dhe dritare të mbyllura, derisa situata do të vlerësohet në mëngjes”- shtuan ata.

E hëna është dita e nëntë e shpërthimeve të njëpasnjëshme nga vullkani, i cili deri më tani ka detyruar evakuimin e afro 6,000 njerëzve, ka shkatërruar qindra shtëpi dhe ka shkatërruar plantacionet e barnave të ishullit.

Go to TOP