Atletika kosovare humb ikonën e saj, ndërron jetë Kadri Kaçanolli
Sot ka ndërruar jetë Kadri Kaçanolli, ikona e atletikës kosovare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur në sportin e atletikës. Varrimi i tij do të bëhet më 18 gusht 2024 në varrezat e qytetit të Prishtinës, në orën 16:30.
Kaçanolli i dedikoi gjithë jetën e tij atletikës, si një sportist dhe trajner i përkushtuar, duke qenë pjesë kyçe në zhvillimin dhe pavarësimin e këtij sporti në Kosovë.
Kontributi i tij në sportin e atletikës është i pamatshëm, duke përfshirë suksese të shumta të atletëve dhe trajnerëve të rinj, si dhe organizimin e ngjarjeve të rëndësishme sportive.
Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, i ka shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë komunitetit të sportit, duke e vlerësuar Kaçanollin si një punëtor të madh dhe entuziast që gjithë jetën ia kushtoi sportit të atletikës. /Kosova.info/