Athletic Bilbao mposht Real Madridin në `San Mames`

Athletic Bilbao ka shënuar një fitore të madhe kundër Real Madridit, duke triumfuar 2-1 në një ndeshje La Liga të zhvilluar të mërkurën në stadiumin “San Mames”.

Pjesa e parë ka pasur raste, por jo edhe gola.

Vendasit kanë kaluar në epërsi në minutën e pesëdhjetë e tretë, kur ka shënuar Berenguer.

Real Madrid e ka pasur mundësinë të barazonte rezultatin në minutën e gjashtëdhjetë e tetë, por Mbappe e ka humbur penalltinë. Megjithatë, dhjetë minuta më vonë, Bellingham ka arritur ta barazojë rezultatin.

Por Athletic Bilbao nuk është dorëzuar dhe në minutën e tetëdhjetë, Guruzeta e ka realizuar golin e fitores, duke i siguruar tre pikë të çmuara skuadrës së tij.

Pas kësaj ndeshje, Real Madridi mbetet në vendin e dytë në tabelë, pas Barcelonës, ndërsa Athletic Bilbao në vendin e katërt.


Go to TOP