Atentati në Vlorë, ndalohen 15 persona

Vlora është blinduar edhe përgjatë mbrëmjes. Policia e Vlorës FNSH dhe RENEA janë vendosur në pikat kyçe të qytetit duke ushtruar kontrolle në automjetet luksoze. Në fokus të kontrolleve janë edhe automjetet me xhama të zinj.

Drejtuesit e automjeteve po nxirren nga automjetet dhe kontrollohen për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike.

Kërkimet vijojnë edhe për persona në kërkim apo eksponentë të krimit të organizuar.

Prej ditësh FNSH dhe RENEA ka blinduar Vlorën në kontrolle në automjete dhe zona të riskut. Kontrolle të intensifikuara fill pas ngjarjes së rëndë të ndodhur të dielën në mbrëmje në vrasjen me snajper të 23-vjecarit, Gëzim Sinomati.

Aktualisht janë ndaluar për të dytën herë 15 persona nga dy grupe të njohur si kundërshtar me familjen Sinomati.

Vetëm në banesën e një personi është gjetur një armë zjarri dhe është prerë për të urdhër arresti.

Go to TOP