Aston Villa drejt gjysmëfinales, mbyll pjesën e parë me avantazh të thellë
Skuadra angleze Aston Villa është shumë pranë kualifikimit në gjysmëfinale të Europa League, pasi po fiton bindshëm ndaj Bologna.
Villa ka kaluar në epërsi 1-0 me golin e Ollie Watkins pas asistimit të Morgan Rogers.
Në minutën e njëzet e pestë, Rogers ka pasur rast të artë për të dyfishuar epërsinë nga penalltia, por goditja e tij është ndalur nga portieri Federico Ravaglia.
Vetëm një minutë më vonë, në minutën e njëzet e gjashtë, Emiliano Buendia ka realizuar për 2-0, duke rritur epërsinë e vendasve.
Në minutën e tirdhjetë e nëntë, Aston Villa e ka shënuar edhe golin e tretë. Morgan Rogers e ka shfrytëzuar një pasim të saktë nga John McGinn brenda zonës dhe ka realizuar me një goditje të ulët për rezultatin 3-0.
